Belocid Plus

Belocid Plus është një substancë e lëngshme pa ngjyrë, e prodhuar me bazë uji dhe biocidet më moderne, të cilat janë efektive në largimin e insekteve.

  • shërimi i drurit të sulmuar
  • shkatërron këpurdhëzat kalbëse dhe insektet
  • vepron edhe në mënyrë preventive
  • përmban biocidet më bashkëkohore

Belocid Plus in e shpërndajmë me lyerje, zhytje apo derdhje. Mund edhe ta derdhim në vrimat e hapura nga insektet, respektivisht në vrimat të cilat i kemi hapur vetë, në mënyrë që ta zhysim drurin sa më mirë. Para lyerjes, druri duhet të jetë i thatë dhe i pastër. Me Belocid Plus duhet t’i lyejmë edhe pjesët e drurit të cilat nga pamja e jashtme nuk duken të jenë të dëmtuara. Gjatë punës duhet përdorur rroba, dorëza dhe syza mbrojtëse, në ambiente të mbyllura duhet ajrosur.

Nëse druri është sulmuar nga insekte më të vogla, rrënjësisht e mbulojmë me Belocid Plus. Kur shfaqen këpurdha apo druri është sulmuar nga insekte të familjes së kaprollëzave, konsultohuni me personin e kualifikuar, sepse sanimi në këtë rast është shumë më i vështirë. Koha e tharjes varet nga lloji, temperatura dhe lagështia e drurit, si dhe nga sasia e Belocidit Plus të thithur nga druri. Tharja zakonisht zgjat prej 3 deri në 6 ditë, ndërsa pas një jave mund ta lyejmë drurin sërish me cilëndo ngjyrë sipërfaqësore. Përdorimi i Belocidit Plus në ambiente të banuara nuk preferohet, përveç se në sipërfaqe të vogla (p.sh. dritare, dyer), si dhe në hapësira të njoma jo të parapara për qëndrim më të gjatë të njerëzve (podrume, banjo). Pas përdorimit të Belocidit Plus, drurin duhet lyer edhe me ngjyrën përfundimtare (Belton, Beltop), e cila krijon një mburojë, ashtu që biocidet mbeten në dru dhe nuk vijnë në kontakt me rrethin si dhe mbrojnë drurin nga ndikimet atmosferike dhe rrezet UV.


Paralajmërim

Gjatë punës përdorim pajisje personale mbrojtëse. Keni kujdes gjatë përdorimit të Belocidit Plus. Para përdorimit gjithnjë lexoni etiketën dhe udhëzimet mbi prodhimin.