Njoftimi ligjor


 

Sajti i uebit përmban informacione të përgjithshme për Helios TBLUS, d.o.o. dhe kompanitë e lidhura me të, aktivitetin e kompanive në fjalë dhe produktet e tyre. Njoftimi zbatohet për çdo person që viziton sajtin e uebit; lexojeni me kujdes. Duke përdorur www.belinka.com, përdoruesi konfirmon se ka pranuar dhe është dakord me kushtet e paraqitura këtu.

 

Kushtet e përgjithshme

HELIOS TBLUS – General terms and conditions

 

Të dhënat e kompanisë

Podjetje: Helios Tovarna barv, lakov in umetnih smol Količevo, d.o.o.

Matična številka: 5043212000

Davčna številka: SI 45984794

Vložna številka: 10447300, Sodni register, Okrožno sodišče v Ljubljani

Sedež:  Količevo

Poslovni naslov: Količevo 65, 1230 Domžale

Telefon: +386 (0)1 588 62 99

Fax: +386 (0)1 588 63 03

E-pošta: belles@belinka.si

 

Informacione ligjore

Të gjitha të drejtat të rezervuara. Njoftimi i referohet faqes kryesore dhe të gjitha nënfaqeve të sajtit të uebit www.belinka.com. Të gjitha informacionet dhe materialet (tekstet dhe fotografitë) në sajtin e uebit www.belinka.com janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit dhe të drejta përkatëse dhe/ose të drejta të pronësisë industriale që mbahen nga Helios TBLUS, d.o.o. dhe/ose kompanitë e lidhura me të. Përdoruesit mund të përdorin sajtin e uebit www.belinka.com vetëm për përdorim personal dhe jo tregtar. Përdorimi i www.belinka.com në çdo mënyrë tjetër për qëllime tregtare është i ndaluar.

 
Përdorimi i kufizuar i informacioneve dhe materialeve

Të gjitha informacionet dhe materialet (tekstet dhe fotografitë) të publikuara në sajtin e uebit www.belinka.com mund të riprodhohen vetëm për qëllime jo tregtare, duke ruajtur të gjitha paralajmërimet e përcaktuara për të drejtën e autorit dhe të drejtat përkatëse dhe/ose të drejtat e pronësisë industriale. Informacionet dhe materialet në fjalë nuk duhet të kopjohen, të riprodhohen ose të shpërndahen në një mënyrë tjetër për qëllime tregtare pa një autorizim të qartë me shkrim nga Helios TBLUS, d.o.o. dhe/ose kompanitë e lidhura me të.

Çdo riprodhim ose pjesë e përmbajtjeve të sajtit të uebit duhet të shënohet me shenjën e Helios TBLUS, d.o.o., në përputhje me rregullat për identitetin e korporatës – të gjitha të drejtat të rezervuara. Sajti i uebit www.belinka.com përfshin po ashtu informacione nga palë të treta dhe lidhje për te sajte uebi të palëve të treta, ku Helios TBLUS, d.o.o. nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e tyre dhe nuk mund të japë asnjë garanci në këtë aspekt. Kur vizitoni dhe përdorni sajte uebit të tilla të lidhura, përgjegjësia e Helios TBLUS, d.o.o. është plotësisht e përjashtuar.

Helios TBLUS, d.o.o. mund ta ndryshojë këtë njoftim ligjor në çdo kohë dhe ai do të jetë e detyrueshëm për përdoruesit e tij në formën e vlefshme aktualisht; për këtë arsye, rekomandohet që përdoruesit të njihen mirë me përmbajtjen e tij në çdo vizitë të sajtit të uebit www.belinka.com. Përdorimi i sajtit të uebit www.belinka.com në kundërshtim me rregullat e përcaktuara këtu është i ndaluar. Përdoruesi që e përdor sajtin e uebit www.belinka.com në kundërshtim me rregullat e përcaktuara këtu është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij.

 
Përgjegjësia e kufizuar

Të gjitha informacionet dhe materialet në www.belinka.com janë vetëm për qëllime informuese. Helios TBLUS, d.o.o. është e përkushtuar për të ofruar të dhëna të sakta, të përditësuara dhe të plota në sajtin e uebit www.belinka.com, sidoqoftë, ajo nuk mund të garantojë saktësinë dhe plotësinë e tyre dhe nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë aspekt.

Përdoruesit do ta përdorin sajtin e uebit www.belinka.com dhe përmbajtjet e publikuara në sajtin e uebit në fjalë duke mbajtur vetë përgjegjësinë për këtë. As Helios TBLUS, d.o.o. dhe as ndonjë person tjetër fizik ose juridik që kanë kontribuar për krijimin dhe projektimin e sajtit të uebit, ose që bashkëpunon ende për përditësimet e tij, nuk është përgjegjës për asnjë dëm që mund të lindë nga aksesi, përdorimi ose paaftësia për të përdorur informacionet në këto sajte uebi, ose për çdo lloj gabimi ose mungese në përmbajtjet e tij.

Helios TBLUS, d.o.o. nuk është përgjegjëse për dëmet (duke përfshirë ato të shkaktuara nga viruset) që mund të pësojë një përdorues në softuerin, telefonin e tij celular ose çdo pajisje dhe/ose aplikacion tjetër të përdorur për akses te sajti i uebit në fjalë, si rezultat i vizitës ose përdorimit të sajtit të uebit www.belinka.com. Përveç kësaj, Helios TBLUS, d.o.o. nuk është përgjegjëse për asnjë lloj dëmi që mund të jetë shkaktuar si rezultat i përdorimit ose i paaftësisë për të përdorur sajtin e uebit www.belinka.com. Helios TBLUS, d.o.o. rezervon të drejtën të ndryshojë sajtin e uebit www.belinka.com në çdo kohë, në çdo mënyrë dhe pavarësisht nga arsyeja, pa njoftim paraprak, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë pasojë të modifikimeve të tilla.