Meni

Si t’i çasemi lyerjes?

Pasi ta kemi zgjedhur drurin kualitativ dhe pasi të jemi përkujdesur për montimin e drejtë të drurit, është koha të fillojmë me lyerjen.

Mirëpo si? Më shumë mbi këtë lexoni kapitullin Si t’i çasemi lyerjes.

Do të mësoni për të gjitha, duke u nisur nga ajo se si ta zgjidhni lyerësin e duhur, si të përgatiteni për punë, çfarë vegla duhet të përdorni gjatë lyerjes, si ta përgatitni sipërfaqen e deri te ajo se cila është trashësia e rekomanduar e lyerjes si dhe cilat kushte klimatike janë më të përshtatshmet për lyerje.

Si i zgjedhim lyerësit e duhur
Përgatitja për punë
Cilat vegla mund të përdoren për lyerje?
Si e përgatisim sipërfaqen?
Sa duhet të jetë trashësia e lyerjes?
Çfarë duhet të jenë kushtet klimatike për lyerje?


Si i zgjedhim lyerësit e duhur

Varësisht nga ambienti, në të cilin do të qëndrojë druri, dhe pamja e dëshiruar e drurit, e zgjedhim lyerësin e duhur apo kombinimin e lyerësve.

Nëse dëshirojmë që, struktura e drurit të mbetet e dukshme, e zgjedhim lazurën. Nëse dëshirojmë nyanca të forta tëngjyrës, të cilat do ta mbulojnë drurin, e zgjedhim ngjyrën mbuluese. Nëse dëshirojmë lyerës të këndshëm për ambientin dhe shëndetin, i zgjedhim produktet ujore. Varësisht nga ajo se, a do t’i eksponohet lagështisë, vendosemi për impregnim të duhur.


Përgatitja për punë

Para lyerjes duhet t’i mbrojmë të gjitha elementet të cilat nuk dëshirojmë t’i lyejmë.

Duhet t’i përdorim preparatet personale tё parapara për mbrojtje.

Rekomandojmë të rrespektohen rregullat e shënuara në ambalazhë, ndërsa tek punët më të rënda edhe informatat teknike të prodhuesit. Është e lejuar të përzihen vetëm produktet e njëjta.


Cilat vegla mund të përdoren për lyerje?

Gjatë lyerjes së drurit me produkltet, të cilat përmbajnë tretës organik për lyerje i zgjedhim brushat me fije natyrale, …

… për lyerjen e produkteve ujore përdorim brushat me fije sintetike të ndara apo cilindra me fije të shkurtëra nga veluri.

Për të bërë gërryerjen e produkteve të thara ujore, e rekomandojmë përdorimin e letrave gërryese për lyerje akrilike.

img2629[1]
Gjatë lyerjes së drurit me produkltet, të cilat përmbajnë tretës organik për lyerje i zgjedhim brushat me fije natyrale.

img1498[1]
Për lyerjen e produkteve ujore përdorim brushat me fije sintetike të ndara apo cilindra me fije të shkurtëra nga veluri.


Si e përgatisim sipërfaqen?

Rezultati përfundimtar do të jetë më i miri, nëse para lyerjes e përgatisim sipërfaqen në mënyrë të duhur.

Para lyerjes druri duhet të jetë i thatë. Zakonisht elementet e drurit të blera, apo ato janë të punuara nga zdrukthtari dhe janë të gërryera. Për pamje të bukur përfundimtare, sipërfaqja e drurit duhet të jetë sa më e rrafshtë. Nëse kjo nuk është ashtu, sipërfaqen duhet ta gërryejmë psërish. Sipërfaqja duhet të pastrohet mirë nga pluhuri. Këtë mund ta bëjmë me brushë, me një leckë, apo sipërfaqen e fryejmë mirë ajr.

Nëse këtë e bëjmë me brushën e njëjtë me të cilën më vonë do të lyejmë, pas fshierjes së pluhurit, brushën duhet ta pastrojmë mirë. Para lyerjes duhet të jenë si sipërfaqja e drurit, ashtu edhe veglat ( brusha apo cilindri) të pastra dhe pa grimca të ngjitura, të cilat do të pengonin ngjitjen e lyerjes.


Sa duhet të jetë trashësia e lyerjes?

Lyerja paraqet një mburojë në mes të ambientit dhe materialit, të cilin e mbrojmë, kështuqë trashësia e tij është e lidhur drejtpërdrejtë me efikasitetin e tij.

Trashësia e shtresës së duhur varet nga lyerësi i zgjedhur. Lyerësi nuk guxon të jetë shumë i dendur dhe jo shumë i hollë.

Nëse lyerësin e përhapim në shtresë tepër të trashë mund të fillojë të qërohet. Ndërsa shtresat tepër të holla shkatërrohen shumë shpejtë, drurit nuk i japin mbrojtje të mjaftueshme, për këtë arsye druri shkatërrohet më shpejtë. Për të arritur trashësinë e duhur të lyerjes, rrespektimi i udhëzimeve mbi përdorimin e harxhimit në ambalazhën e secilit produkt është pikë kyçe.


Çfarë duhet të jenë kushtet klimatike për lyerje?

Temperaturat më të përshtatshme për lyerjen e drurit janë prej 20 deri në 25 oC, ndërsa lagështia relative e ajrit në mes 60 dhe 65 %.

Duhet t’i shmangemi lyerjes në dritën direkte të diellit dhe në temperatura të ulta, sepse në temperatura të ulta lyerjet thahen për kohë më të gjatë ndërsa tek më të lartat koha e tharjes shkurtohet. Gjithashtu është e rëndësishme lagështia e ajrit dhe materialit të cilin e lyejmë. Lyerësit nuk guxojmë t’i përhapim në sipërfaqe të lagështa (temperatura e vesimit), të lagështa apo të ngrira.

Lyerja në temperatura rë ulta
Gjatë lyerjes duhet të rrespektohen temperaturat e ulta dhe kushtet specifike klimatike. Në kohën vjeshtore lagështia është më e madhe, temperatura e ajrit më e ultë, e nga kjo edhe temperatura e sipërfaqes që lyhet është më e ultë. Për këtë arsye, në muajt, kur temperaturat janë rreth pikës së ngrirjes , nuk preferohet lyerja.

Në rast se, elementet e drurit kanë gjithsesi nevojë për lyerje, preferojmë lyerjen në mesditë, kur temperaturat janë më të larta dhe sipërfaqja thahet. Për shkak të temperaturave të ulta dhe lagështisë së rritur të ajrit, koha e tharjes së lyerësit zgjatet shumë. Shtresën e dytë apo të tretëduhet ta përhapni pas disa ditësh, rrespektivisht kur sipërfaqja të thahet plotësisht.

Lyerja në ditë të nxehta
Koha më e përshtatshme për lyerje është pranvera apo vjeshta, kur temperaturat nuk janë aq të larta dhe lagështia e ajrit e mjaftueshme.

Gjatë kohës së verës, kur temperaturat janë relativisht të larta, lyerjes së elementeve të drurit cilat janë në dritë direkte të diellit, i shmangemi. Për shkak të temperaturave të larta edhe temperatura e drurit është e lartë. Tretësi avullohet lehtë, për këtë arsye krijimi i filmit nuk është ideal, gjë që edobëson mbrojtjen e drurit (penetrimi i dobët) dhe e zvogëlon qëndrueshmërinë e lyerjes.

Nëse megjithatë vendoseni që drurin ta lyeni në kohën e verës, ju rekomandojmë që këtë ta bëni herët më mëngjes apo në mbrëmje, kur temperaturat e ajrit janë pak më të ulta, ndërsa ftohet edhe druri.

Lagёshtia e ajrit gjatё lyerjes
Sasia e lagështisë në ajr ndikon rrënjësisht në kohën e tharjes së lyerësit. Kur në ajr ka më shumë lagështi, lyerësit thahen kohë më të gjatë. Në kushtet normale klimatike rekomandojmë, që në mes të përhapjes së dy shtresave të pritet së paku 1 ditë, në mënyrë që shtresa e poshtme të thahet plotësisht, ndërsa në kohë me shi është mirë që kohën në mes të dy lyerjeve ta zgjasni edhe pak.

Tek lagështia e ngritur duhet të keni kujdes posaqërisht nëse lyerësi është në bazë ujore. Kur bie shi apo para stuhive si dhe menjëherë pas tyre, d.m.th. derisa uji të mos avullohet nga toka, lagështia në ajr arrinë 85%. Me këtë rast lyerjen me lyerësit në bazë ujore nuk e rekomandojmë.