Meni

ABC mbrojtja e drurit

Nën ABC mbrojtja e drurit mund të gjeni një mori informatash mbi mbrojtjen e drurit.

Nga sqarimet e shprehjeve çka është ngjyra, lyerësi, llaku, deri te informatat mbi drurin, deri te sqarimi se ç’është impregnimi dhe biocidet.

Mund të lexoni më shumë mbi ngjyrat sipërfaqësore, lazurat dhe ngjyrat mbuluese apo emajli dhe cilat janë dallimet në mes tyre. Do të mësoni, se për mbrojtjen e drurit janë të nevojshme si impregnimi ashtu edhe lyerja sipërfaqësore dhe përse në Belinka nuk kemi preparate univerzale (2 në 1).

Ngjyrë, lyerës, llak
Mbi drurin shkurt
Çka është impregnimi?
Çka janë biocidet?
Çka janë lyerjet sipërfaqësore?
Çka janë lazurat?
Mënyra e ndritjes
Çka janë ngjyrat mbuluese apo emajlet?
Atëherë çfarë të përdorim – impregnimin apo lyerësin sipërfaqësor
A nuk keni produkte univerzale (2 në 1), ku biocidet do të ishin të shtuara në lyerësin sipërfaqësor?
Dallimet në mes Belton dhe Beltop uv plus


Ngjyrë, lyerës, llak

Së pari duhet qartësuar shprehjet elementare për prodhimet, të cilat përdoren në fushën e ngjyrave dhe llaqeve.

»Ngjyrë« është shprehje më e përgjithshme dhe sigurisht edhe më e përhapur për prodhimet e këtij lloji. Më së shpeshti themi, gjithashtu, që drurin apo ndonjë sipërfaqe tjetër e »ngjyrosim« apo e »ri ngjyrosim«. Mangësia e shprehjes ngjyrë është aty, që mund të ketë kuptim edhe të nuancës së ngjyrës. Njerëzit shpesh e përdorim gabimisht edhe shprehjen »llak« apo »llakosje«, e cila në terminologjinë e ngjyrosjes nënkupton lyerës pangjyrë apo shpërndarjen e lyerësit pangjyrë.

Lexoni më shumë mbi llojet e lyerësve, siç janë: impregnimet, lazurat dhe ngjyrat mbuluese.


Mbi drurin shkurt

Druri është material natyral kompozit, i cili përbëhet kryesisht i cili përbëhet kryesisht nga celuloza, hemi celuloza dhe lignina.

Ka veti të shumta përdoruese: përveç që është i qëndrueshëm, i fortë dhe elastik, është i bukur dhe i lloj-llojshëm nga natyra si dhe i thjeshtë për përpunim. Druri është afatgjatë dhe ka veti të mira izoluese.

Megjithë vetive të tij shumë të mira druri është i ndjeshëm në veprimet e jashtme, i ndjeshëm në rrezatimin UV (dielli drurit ia ndërron ngjyrën dhe ia shkatërron lignocelulozën), në lagështi (shkakton ndryshime dimenzionale të drurit) dhe në dëmtuesit biologjik.

Belinka me prodhimet e saj i jep drurit mbrojtje ideale nga të gjithë faktorët e lartëpërmendur.


Çka është impregnimi?

Impregnimi është lyerje, e cila përmban biocide dhe me këtë pengon krijimin e dëmtuesve në dru.

Është më i hollë se lyerja sipërfaqësore, sepse qëllimi i tij është që të depërtojë sa më thellë në dru dhe me këtë ta mbrojë rrënjësisht elementin e drurit nga dëmtuesit.

Impregnimi duhet të përdoret për të gjitha elementet e drurit, të cilat ndodhen jashtë apo në ambiente me lagështi. Në Belinka kemi lloje të ndryshme të impregnimit, Belles (me tretës organik), Impregnant (në bazë të ujit).

Impregnimet vetëm nuk sigurojnë mbrojtje të plotë të drurit. Pas lyerjes me impregnim drurin gjithnjë duhet lyer edhe me lyerje sipërfaqësore, e cila do ta mbrojë nga ndikimet e motit.


Çka janë biocidet?

Biocidet janë preparate për shkatërrimin e organizmave të gjallë dëmtues.

I ndajmë në fungicide (mbrojtja nga kërpudhat, bakteriet, mikroorganizmat) dhe insekticide (mbrojtja nga insektet në të gjitha shkallët e zhvillimit të tyre).

Grupi i prodhimeve të Belinkës me biocide është paraparë për mbrojtjen preventive të drurit (Belles, Impregnant) dhe në rast se druri vetëm është sulmuar nga dëmtuesit, edhe për shërimin e tij (Belocid, Fentin dhe Algid).

Biocidet janë preparate të posaqme të cilat zakonisht ia shtojmë impregnimit. Ato janë krijuar ashtu që të futen sa më thellë në dru dhe aty të veprojnë me vepruesit e tyre -biocidet. Varësisht se cilit dëmtues të drurit i dedikohet lyerësi i caktuar, për të është zgjedhur biocidi i caktuar – insekticidi, fungicidi apo kombinimi i këtyre të dyve.


Çka janë lyerjet sipërfaqësore?

Lyerjet sipërfaqësore e mbrojnë drurin nga ndikimet atmosferike dhe ato mekanike, e njikohësisht edhe e ngjyrosin atë dekorativisht.

I ndajmë në lazura (të cilat janë gjysmë të tejdukshme për këtë arsye edhe struktura e drurit mbetet e dukshme) si dhe ngjyrat mbuluese (të cilat e mbulojnë drurin plotësisht).

img1461[1]
lazurat – sipër, ngjyrat mbuluese – më poshtë


Çka janë lazurat?

Lazurat janë lyerës sipërfaqësor gjysmë të tejdukshëm, të cilët e mbajnë të dukshme strukturën e drurit, …

… e mbrojnë drurin nga ndikimet atmosferike dhe mekanike dhe njëkohësisht e ngjyrosin atë në mënyrë dekorative. Drurin e ruajnë edhe nga yndyrërat, zakonisht janë të qëndrueshëm ndaj preparateve të buta për pastrim dhe kemikalieve të buta. Janë të lehta për përhapje. Veti të rëndësishme të lazurave janë lëshimi i avullit dhe ripërtrirja e lehtë. Lazurat e Belinkës janë Belton, Beltop uv plus, Interier dhe Exterier.

Tek lazurat rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet harxhimit të rekomanduar të produktit të caktuar, sepse vetëm me respektimin e udhëzimeve për përdorimin e produktit mund të presim një mbrojtje kualitative dhe afatgjate të drurit.

Druri gjatë vitit të parë pas montimit përshtatet në mikroklimën e ambientit, për këtë bymehet dhe dyndet. Do të thotë »merr frymë«me ambientin. Në sipërfaqen e lyerësit krijohen plasaritje të vogla, me sy gati të padukshme. Për këtë arsye është e nevojshme që, një vit pas lyerjes së parë, tërë drurin i cili i është nënshtruar kushteve klimatike ta lyejmë edhe njëherë me lazurën e zgjedhur.


Mënyra e ndritjes

Faza e parё: Pёrgatitja e drurit – fshierja me brushё, pastrimi dhe mёnjanimi i grimcave tё drurit qё nuk mbahen si dhe ngjyrёs sё vjetёr apo pёrmirёsimi i mundshёm i shtresёs.


Para se të Veshje me illumino.

Faza e dytё: Pёrhapja e lyerёsit Belinka Belles – illumine


Veshura me illumino.

Faza e tretё: Ngjyrosja me nyancёn e zgjedhur tё lazurёs.


Çka janë ngjyrat mbuluese apo emajlet?

Ato janë lyerës sipërfaqësor, të cilat drurin (apo hekurin) e ngjyrosin në mënyrë dekorative dhe e mbrojnë nga ndikimet klimatike dhe ndikimet tjera.

Pas lyerjes struktura e drurit nuk është më e dukshme, sepse ngjyrat mbuluese e mbulojnë atë plotësisht, kështuqë me to mund ta lyejmë edhe drurin më pak kualitativ. Ngjyrat mbuluese nuk e lëshojnë avullin, ripërtirja e tyre është më e vëshitrë.

Zakonisht i përhapim në kombinim me lyerësin e përshtatshëm themelor. Zgjedhja e lyerjes themelore varet nga ajo sipërfaqja, e cila lyhet. Linja e ngjyrave mbuluese të Belinkës quhet Exterier email.


Atëherë çfarë të përdorim – impregnimin apo lyerësin sipërfaqësor

Përgjigjja e saktë është – të dyja. Impregnimet dhe lyerjet sipërfaqësore nuk zëvendësojnë njëra tjetrën, …

… por janë lyerje komplementare, që do të thotë, i përdorim së bashku. Secili dru sigurisht do të ketë nevojë për një lloj të lyerjes sipërfaqësore (lazurë apo ngjyrë mbuluese), sepse do ti nënshtrohet qoftë ndikimeve mekanike (brenda) apo atyre atmosferike (jashtë).

Impregnimin përveç lyerjes sipërfaqësore do ta përdorim atëherë, kur druri do t’u nënshtrohet, kushteve klimatike rrespektivisht lagështisë.


A nuk keni produkte univerzale (2 në 1), ku biocidet do të ishin të shtuara në lyerësin sipërfaqësor?

Në Belinka impregnimet dhe lyerjet sipërfaqësore i ndajmë rreptësisht.

Drurin së pari e impregnojmë me një lyerës të hollë, i cili depërton thellë në dru dhe me këtë e mbrojmë nga dëmtuesit. Drurin e impregnuar e lyejmë sërish me lyerësin sipërfaqësor, i cili e mbron drurin nga ndikimet atmosferike. Me këtë e krijojmë një barrierë dhe kështu arrijmë, që biocidet të veprojnë aty ku është e nevojshme, njëkohësisht me veprimin e tyre nuk e dënmtojnë ambientin e jashtëm.

Po të kishim përdorur lyerës sipërfaqësorë univerzal, të cilat përmbajnë biocide dhe e mbrojnë drurin nga ndikimet atmosferike, biocidet do të depërtonin më pak në dru, njëkohësisht ata do të mbeteshin në edhe në sipërfaqe. Përdoruesi do të vinte në kontakt të drejtëpërdrejtë me biocidet, ndërsa druri do të kishte mbrojtje më të dobët nga dëmtuesit. Në këtë fakt duhet posaqërisht të tërheqim vëmendjen atëherë kur lyerësi do të përdorej për lyerjen e drurit i cili përdoret në ambientet e brendshme. Atyzakonisht impregnimi nuk është fare i nevojshëm.

Principi ekologjik dhe joekologjik i përdorimit të biocideve (ilustrimi)
img1481[1]
Principi ekologjik                            Principi joekologjik


Dallimet në mes Belton dhe Beltop uv plus

Vetia Belton Beltop
përdorimi druri i fasadës, gardhet, … (llojet më të buta të drurit dhe druri dimenzionalisht më pak stabil) dyert, dritaret, druri dimenzionalisht stabil dhe druri që u nënshtrohet kushteve atmosferike
UV mbrojtja dhe qëndrueshmëria ndaj motit e mirë (përmban UV filtra dhe materie të qëndrueshme ndaj ujit) shumë e mirë (përmban edhe ë absorbues, dyll)
shkëlqim mat i shkëlqyeshëm
viskoziteti më i hollë –(depërton mirë në dru) më i dendur– tiksotropen (nuk pikon)
Shftrytëzimi i preferuar për mbrojtje nga jashtë 10-12 m2 dru/1 l (zakonisht 3 shtresa) 8-10 m2 dru/1 l (zakonisht 2 shtresa)